Raportohet se 55 persona me dëmtime të rënda dhe të lehta po marrin ndihmë në spitalin e Durrësit. Qytetarët janë dëmtuar si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4 që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë, raportohet se 6 persona janë paraqitur me plagë edhe në spitalin e Lezhës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se janë të paktën 75 persona që po kanë marrë dhe po marrin mjekim në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Deri më tani është konfirmuar për një viktimë në Kurbin, i cili ka rënë nga ballkoni gjatë lëkundjeve të tërmetit.

300 efektive të Forcave të Armatosura po mbërrijnë në Durrës dhe Thumanë, ku raportohen dëmet më të mëdha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko