Skip to content

Tërmeti “shkund” jugun e Shqipërisë

Një tërmet me magnitutë 3.2 ballë ka goditur mëngjesin e kësaj të enjteje jugun e vendit.

 

Tërmeti është regjistruar në orën 04:07 ndërsa epiqendra, sipas IGJEUM, ka qenë në fshatin Aliko, 6 km në juglindje të Sarandës.

 

Ndërkohë lëkundjet janë ndjerë edhe në Delvinë, Finiq dhe Konispol, duke përhapur panik tek qytetarët.

 

Deri tani nuk raportohet per deme, pervec panikut te shkaktuar.