Subscribe
Rithehen lëkundjet e forta të tërmetit në rajonin juglindor të Korçës.
Tërmeti është ndier I fuqishëm reth orës 16.21 minuta me disa dridhje horizontale që zgjatën disa sekonda.
Paniku ka përfshirë menjëherë banorët e Korçës që braktisën shtëpitë dhe apartamentet nga frika e përsëritjes të lëkundjeve.
Ende nuk dihet se ku është epiqendra e këtij tërmeti, fuqia e të cilit mendohet se I kalon 4.5 ballë të shkallës Rihter. Nuk ka të dhëna gjithashtu se sa nund të jenë dëmet materiale.
Tërmeti I regjistruar pasditen e 31 korrikut ishte thuase me atë fuqi goditëse sa ai I 1 qershorit që shkaktoi dëme materiale në fshatrat Floq, Qafzes dhe Vidohovë të rajonit juglindor.
Sipas Insitutit sizmiilogjik, tërmetet kanë qënë të vazhdueshme nga fillimi I qershorit në Qarkun Korçë, ku janë regjistruar mbi 2400 të tilla në një periudhë 2 mujore.