Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mbrëmë në zonat verilindore, duke prekur dhe Tiranën, ku epiqendra ishte në Burrel.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi në një postim në rrjetet sociale se sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.

“Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos”, deklaron ministri.

Kujtojmë se Shqipëria kaloi tre vjet më parë një sprovë të rëndë tërmeti, në zemër të saj, me pasoja njerëzore prej 51 jetëhumbjesh. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re