Skip to content

Tërmeti ‘shkund’ Tiranën dhe Durrësin, zgjohen të frikësuar qytetarët

 

Një tërmet ka zgjuar banorët e Tiranës dhe të Durrësit në mesnatë.

Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter sipas qendrës europiane EMSC, me thellësi vetëm 2 kilomentër, ka bërë që lëkundjet të ndihen shumë.

Raportohet se epiqendra ka qenë vetëm 28 kilomentër larg kryeqyteti dhe vetëm 9 kilometër nga Mamurrasi.

Fatmirsisht nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale, por qytetarët kanë dalë të frikësuar nga banesat e tyre.