Tërmeti i 26 nëntorit ishte një ditëe trishtë për vendin tonë. 52 shpirtra u shuan nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti, që tronditi vendin në orët e para të mëngjesit. Ornela Çuçi, Zv/Ministre e Turizmit dhe Mjedisit, e mandatuar në ekipin drejtues të shtabit të emergjencave në qarkun Durrës, rrëfen për emisionin “Të Pathënat”, të Arbi Fortuzit, sfidën politike dhe humane me të cilën i’u desh të ndeshej asokohe.

“Institucionet ishin jashtë pune. Na u desh të punonim me lap top në një lokal të dëmtuar”,- rrëfen ajo. “Fillimisht çdo lëkundje tërmeti ishte një tronditje, mandej na u kthye në normalitet”.

“Një vajzë me sindroëm doën, më mbante të përqafuar kur e çova në hotel, sëbashku me familjen. Ishten jë përqafim që nuk do e harroj”. “Pati foshnje të cilat lindën prematurë, për shkak të stresit”. “Na u desh të përballenim me familje që nuk donin të lëviznin nga çadra për në hotel apo ambiente të tjera, pasi nuk donin të braktisnin gjënë e gjallë e tokat e tyre”.

“Padyshim që nga rindërtimi mund të ketë edhe të pakënaqur, por u kujdesëm në një kohë rekord për 6000 të pastrehë. Probleme patëm me dokuemntimin dhe vullnetin e qytetarëve për të mos lëvizur nga banesat e dëmtuara në zonat rurale”. “Në gjithë këtë dramë, të gjithë shqitparët folën shqip dhe u bënë një për t’u përballur me pasojat e tërmetit”,- ishin disa prej rrëfimeve të Çuçit për “Të Pathënat”

INTERVISTA E PLOTË: ORNELA ÇUÇI:

Siç çdo bashkëqytetar i ynë në Shqipëri. Pjesa më problematike ishte im bir. Ai përjetoi një tërmet të dytë, pas 26 shtatorit. Ishte një ngjarje e rëndë nga ana emocionale, por dhe fakti se në shtëpi patëm dëme. Orët e para ishin të rënda, vçanërsht për fëmijët. U mblodhëm bashkë me miqtë tek piramida dhe tentuam të lehtësonim sadopak tensionin tek fëmijët. Në orën 07:00 Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje, ku u shpërndanë dhe detyrat

Në mbledhjen e parë të orës 7 të mëngjesit, mbledhje, që thuajse u bënë të përditshme. Mandej ishte ikja në Durrës. Unë mora furgonin që kishte puna, jo me një makinë çfarë do. Shkuam tek kampi I Durrësit. Is the një përjetim shumë I rëndë emocional. Një obligim shumë i madh, jo vetëm për shkak të atij angazhimi, por edhe njerëzor.

Ishte një sfidë, përjetimi më I madh ishte, nëse a duhet të ishte shtetari, apo njerëzori. Pse bëhej kjo diferencë, sepse nga njëra anë, këta njerëz të cilët duhet të transferohenin në hotelet, që hapën dyert, duhet që këta njerëz duhet të kishin një dokumentacion për të shkuar në hotel, pasi ne funksiononim si shtet. Por skishim institucione funskionale, ishte e rrezikshme të futenim në institucione. U mblodhëm tre katër zv ministra, me lap top në dorë, për të ndërtuar dokuemtin bazë që duhej firmosur nga këta qytetar.

Shkuam në katin e dytë të një ndërtese, që ishte local, por aty kapi një tërmet tjetër dhe nga tronditja shkuam tek pjesa që ishte e shkëputur, nga lokali, duke rrezikuar jetën. Po ndërkohë, që filluam të tërhiqnim njëri tjetrin, mendonim të shpëtonim lap topin, pasi duhej dhe dokumenti. Në ditën e gjashtë të punës apo ditën e shtatë. Ishim në ambientet e bashkisë, ishte ora rreth 00 30, në mënyrë ironike, kur ndodhi nje ngjarje e njëjtë nuk lëvizëm nga vendi teksa ndodhte dridhja.

I pari kontakt që do të mbaj mend gjatë në kujtesën time në fakt, është një fëmijë e lindur prej tre orësh, që bashkë me të ëmën ishte në krahë të kampit në një makinë. Ata ishin të puarët për tu sistemuar. Ishte një foshnje tre orëshe. Ai furgoni me të cilën ika, morëm disa invalidë në qiell të haur dhe ishin të parët që çuam tek hotel ‘FAFA’. Dhe nga njëra anë shikoje hallin që duhej zgjidhur në kamp. KA patur dhe abuzivitete nga qytetarët e mbledhur anëekënd vendit. E Kam fjalën për faktin se shtëpia e tyre ishte e jetueshme, dhe prej frikës kërkonin të kalonin natën në hotele. Por ne kishim qytetar, që kishin humbur të afërmit e tyre, shtëpitë e tyre dhe duhet të merrenim me këtë grup si primar dhe vëretë në mes të hallit. E gjithë kjo ka qenë një përjetim real, ku momenti nuk kapte momentin. Një tragjedi që shënjoi jetën të gjithëve ne. Është përjetimi më I madh që kam patyur, tek njerëzorja. Sa njerëzor duhet të jetë njeriu dhe sa pak mundësi ka të jetë njerëzor. Unë personalisht me veten time, e quaj një bekim që pata mundësi të bëja aq mirë kundrejt një komuniteti. Është një bekim të kesh mundësi të përjetosh.

Momenti I parë që kemi çuar qytetar në hotel, një vajzë me sindromën Doën, që nuk hikte nga përqafimi im, pasi ja kisha zgjidhur atë terrorin që po jetonte. Ky ka qenë një përjetim realisht shumë i fortë. Sa herë që unë shkoja në hotel e ajo më shikonte ajo bënte me gjest zemrën. Përjetimi tjetër ka qenë Ajsi. Përjetimi tjetër, Manza. Nga një kamp në Durrësi, disa ditë më vonë u shpërngula në Manëz. Aty ishte një tjetër situatë për të zgjidhur. Aty njoha kryetarin e njësisë administer Xhema, një hero. Unë nuk dija që Xhema ishte qytetarë më I tramatizuar nga tërmeti, ishte I dalë vetë nga rrënojat.

Ai e dinte që ishin mirë e shoqja dhe I biri, por nuk dinte se ku ishin dhe shtëpia i ishte thuajse shembur e tëra. Brenda gjithë kësaj, ka dhe situate. E gjithë kjo forcë e këtyre njerëzve, që kishin dhe vetë shumë trauma në këtë drejtim, dhe që u investonin me mishë e me shpirtë për të tjerët, ashtu siç do bënin për familjet e tyre, të vepronin më shumë forcë se të tjetër, të jepte një energji të jashtëzakonshme. Në fakt , Brenda gjitëthë kësaj ka dhe situate komike. Në njërën prej takimeve ku do ishte kryeministri. Më njoftojnë se km kishte parë km që ishte në një çadër nga këto të fëmijëve, që mbanin në plazh.

Halli i madh ishte si të hiqnin njerëzit nga ato pallatet që se denim si ishin të përcaktuar, nëse ishin të sigurtë apo jo. Dhe ky ishte një problem shumë I madh. Shkojmë tek kjo familje. Nuk iknin, ishte një vajzë e re me dy fëmijë. Shkaku ishte dhia e disa pula, e kishin gjënë e gjallë, gjënë e vetë. Na u desh kaq shumë gjatë tja mbushnin mëndjen se si ti transportonin sëbashku me gjënë e gjallë dhe fotografitë pastaj që ne I transportaum me furgonë apo maune autoshkollë. Gjetëm këtë furgonin e ngarkuam të gjithë familjen e i transportuam drejt Fierit ku kishin një të afërme të tyre sëbashku me gjënë e gjënë. Ne shpëtuam të gjithë ata.

Frika më e madhe në ditët pas tërmetit, ishte se si do tja dilnim ne, që të rregullonim të gjithë atë katastrofë që kishte ndodhur dhe përpos katastrofës humane është dhe ajo ekonomike e gjithë familjeve. Duke parë atë që kishte ndodhur në Aquila, të Romës. Se si jetonin në kontenjer edhe sot pas gati 10 vitesh. Frika më e madhe është çfarë do trë ndodhte me ne? Ne s’jemi italia, jemi një vend shumë më I vogël, e shumë më i varfër se Italia. Ti mundohesh ti japësh shpresë njerëzve, dhe thua gjithnjë në do ja dalim ne ? Ne ja kemi dalë edhe përtej çdo parashikimi. Jam e bindur se u më e mira, jam shumë e bindur se edhe pse jemi një vend I vogël, mendojmë shumë për bashkëqytetarrin. U kujdesëm për çdo detajë të çdo qytetari. Makina ime personale u kthye në një magazinë me biberona, ushqim për foshnjet 0-3 muajsh, që kishte panolina, për të gjitha masat, rrobat të të gjitha masave.

Unë jam e bindur që nëse ti sot do të blesh një shtëpi, do të duhet të paktën 1 vit, për ta sjell në identitetin tënd, të duhet edhe një vit tjetër. Nëqoftëse e blen të gatshme. Askush nuk e priste të ndodhte kaq shpejt. Kur March Jorna, mik I imi në Bruksel, po më dërgonte mesazhet e para, që po ndodh çudia për Shqipërinë me marrjen e fondeve, unë nuk po e besoja. Kur u shpall shifra, ishte te jashtëzakonshme. Ndonjëherë këto katastrofat pasohe nga mrekulli. I gjithë proçesi I tërmetit ishte një mrekulli.

Që në ditën e parë jemi munduar të punojmë me të gjitha parametrat e një shteti. Edhe pse nuk kishim zyrat e një shteti, unë ju dhash dhe shembullin. Nëse një qytetar ska dokument të regjistruar dhe ndodh që ndonjë të mos ketë një document të regjistruar, ndoshta sdo jetë vetëm faji I qeverisë, por mund të jetë dhe faji I vetë qytetarit, që nuk është kujdesur të të përpiloj dokumentat e nevojshëm. Ka dhe qytetar që sduan të lëvizin nga banesat e tyre, apo zonat ku jetojnë. Duhet parë rast pas rastit, Nëse do ketë vazhdimësi . Por I gjithë organizimi, ku pati 6000 qytetar të paktën të afektuar nga e gjithë kjo, ku mbetën vetëm disa shembuj që nuk arritën të përfitojnë nga rindërtimi, atehër është me rëndësi të shohim rast pas rastit. Fondet e dhëna nga BE dhe donatorët janë investuar, por jo nga qeveria shqiptare por nga agjencitë IUEN, INOX..etj. TË gjithë qytetarët janë të kënaqur, rezultatet janë të prekshme.

Në 2-3 ditët e para pas tërmetit, emocionet ishin shumë të forta. Foshnjet kur dolën nga inkubatorët, pasi disa lindën edhe prematurë. Edhje kur Esjel doli, ishte një luftë me rezultat pozitivë. Ishte luftë për të rehabilituar edhe ata që kishin humbur familjarët. Ishte dhimbje e madhe tërmeti, por na la një mësim të madh. E para, vetëm sëbashku mund tja dalim, ne shqiptarët paskemi një forcë të jashtëzakonshme. Në raste fatkeqësie, Ne flasim të gjithë shqip, dhe njëherëshi shqip, nga çdo cep I botës. Na kanë ardhur ndihma nga Australia, nga ana e anës që kanë ardhur për të ndhmuar. Kisha një grup vullnetarësh që kishin ardhur nga Zvicra, kishim shqiptarë nga kosova, mali i zi. Pra u bëmë të gjithë bashkë!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re