Tërmeti shkaterrues qe ka goditur vendin tone ka bashkuar te gjithe shqiptaret kudo ku jane e poashtu edhe shtetet mike qe po japin ndihme te vazhdueshme.

Por, kjo ngjarje ka bashkuar edhe politiken e kete e tregon edhe ripostimi qe kryeministri Rama i ka bere mesazhit qe Lulzim Basha ka dhene per shqiptaret.

Pas ngjarjes tragjike, sensibilizimi ka qene maksimal.

Mesazhi i Bashes qe u shpernda nga Kryeministri Rama:
Të dashur bashkëqytetarë,

Mëngjesin e të martës, ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për të përkujtuar 107 vjetorin e Pavarësisë, një tërmet i tmerrshëm goditi vendin tonë. Ende nuk e dimë përmasën e plotë të dëmeve. Ajo që dimë deri tani është se me dhjetëra shqiptarë kanë humbur tragjikisht jetën nën rrënoja, qindra janë lënduar dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Mendimet dhe lutjet tona janë me të lënduarit, me ata që vuajnë dhe me familjet që përjetuan dhimbjen më të madhe, atë të humbjes së njerëzve të tyre të shtrenjtë.

Megjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar, lidhur ngushtë nga të njëjtat vlera dhe nga e njëjta dhembshuri. Kjo është Shqipëria e vërtetë! Shqipëria e njerëzve me zemër të madhe dhe me forcë të pashtershme.

Le ta nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe me dashuri për njëri-tjetrin. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë! 🇦🇱

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko