Mbrëmjen e të premtes, Maroku u trondit nga një tërmet tragjik, i cili la pas mjaft dëme si dhe shumë viktima, numri i të cilëve ka kaluar mbi 800.

Rrënojat nga tërmeti në Marok

Kryetarja e Kuvendi,  Lindita Nikolla i është drejtuar shtetit afrikan, ditën e sotme me një mesazh solidariteti për përballimin e pasojave të këtij tëmeti.
Mesazhi i kryetares së Kuvendit:

“Dëshpërues lajmi për pasojat e rënda të tërmetit në Marok, me qindra njerëz që humbën jetën dhe shtëpi e ndërtesa të shkatërruara.

Ndaj dhimbjen me familjet e viktimave dhe në emër edhe të Kuvendit të Shqipërisë i shpreh solidaritetin popullit dhe autoriteteve të Marokut për përballimin e pasojave tragjike të kësaj goditjeje të natyrës!”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re