Ka shkuar në 15 numri i personave që humbën jetën në Turqi si pasojë e tërmetit tragjik me mganitudë 6.8 që goditi vendin.

Sipas mediave turke tet% njerëz humbën jetën në Elazig, ku ishte dhe epiqendra e tërmetit dhe shtatë persona të tjerë në Malatya, ndërsa 225 të tjerë janë plagosur.

Deri më tani janë raportuar 35 tërmetet të tjera, pas ngjarjes kryesore, me magnitudë nga 2.7 deri në 5.4.

Dëmet materiale të shkaktuara janë të shumta, ku flitet për 5 ndërtesa të rrënuara tërësisht dhe 10 të dëmtuara.

Forcat turke vijojnë kërkimet në terren për të mbijetuar, ndërkohë që problem janë edhe temperaturat mjaft të ulëta në zonë që shkojnë deri në -7 gradë celsius.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re