15 pas goditje të tjera tërmeti kanë goditur vendin, që pas lëkundjes së fuqishme prej 6.3 ballë, që tronditi vendin.

Vetëm pak minuta më parë një tërmet i forcës 4.6 ballë. Pas lëkundja më e fortë u regjistrua në orën 07:08 minuta mëngjesin e sotëm, me forcë 5.5 ballë, ndërsa epiqendra ishte në Kepin e Rodonit, Durrës.

Pasojat nga tërmeti janë tragjike, ndërsa deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 6. Raportohet për të tjera persona nën rrënoja, grupet e punës po vijojnë operacionet për shpëtimin e tyre. Dëmet materiale janë të pallogaritshme, ku janë shembur pallate e ndërtesa.

Qindra persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e shpejtë, ndërsa autoritet kanë bërë thirrje për sa më pak lëvizje në rrugë, në mënyrë që të mos pengohen ambulancat.

Në aksion pranë rrënojave në Durrës e Thumanë janë angazhuar efektivet xhenio, efektive të Forcave Speciale dhe të kërkim shpëtimit ndërsa në terren janë 1.900 forca policie nga efektivët xhenio të Forcave Speciale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re