Kryeministri Edi Rama ka bërë publike listën me emra të personave të prekur nga tërmeti I 26 nëntorit që do të përfitojnë trajtim financiar.

 

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se të gjitha familjet do të përfitojnë nga 1 milion lekë të vjetra në muaj.

 

“Atëherë lista që përfitojnë nga 100; Lindita Cara, e cila përfiton 100 mijë lekë në muaj, për Albert Carën gjithë jetën trajtim të vecantë financiar për Albert 100 mijë lekë, Aleks Çupi po ashtu, Albert Lala 100 mijë lekë, Denisa Greku 100 mijë lekë në muaj, Marjana Rexhepi 100 mijë lekë të reja në muaj, Femi Vata 100 mijë lekë të reja në muaj, Pranvera Qato dhe më pas trajtim plus pensionit prej 60 mijë lekë në muaj për ata që janë më të moshuarit në këto familje të shpartalluara nga tërmeti, që duhet t’u qëndrojmë pranë jo vetëm me ndihmë financiare, por edhe morale.”

 

Kreu I qeverisë njoftoi gjithashtu se mbrëmjen e të dielës ka filluar sistemimi në banesa I banorëve të prekur.

 

“Mbrëmë kemi filluar sistemimin e tyre në shtëpi të reja, për të cilat familjet duhet të përfundojë brenda 15 dhjetorit maksimumi. Falenderoj Danjën që po kujdeset personalisht për sistemimin e tyre”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re