Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur ishullin grek Ikaria, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Insitutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti e ka pasur epiqendrën në veriperëndim të ishullit, ndërsa thellësia ishte 17.5 kilometra.

Pak minuta më vonë u regjistrua një dridhje e re sizmike.

Këtë herë tërmeti ishte 4.1 ballë i shkallës Rihter, i cili karakterizohet si “i dobët” dhe u regjistrua disa minuta më vonë në zonën detare 23 kilometra në veriperëndim të ishullit sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re