Skip to content

Tërmeti vdekjeprurës në Japoni, 92 viktima dhe 242 të zhdukur

Të paktën 242 persona janë ende të zhdukur sot në Japoninë qendrore pas tërmetit shkatërrues që goditi në ditën e Vitit të Ri, sipas të dhënave të fundit zyrtare nga autoritetet në prefekturën Ishikawa.

Autoritetet e prefekturës e çuan numrin e viktimave në 92 të vdekur. Pritet të rëndohet edhe më shumë pasi ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënojat.

Tërmeti me magnitudë 7.5, i cili u ndje deri në kryeqytetin Tokio, më shumë se 300 kilometra larg në vijë të drejtë, goditi fort në Gadishullin Noto në prefekturën Ishikawa, një rrip i ngushtë toke që shtrihet njëqind kilometra në Detin e Japonisë. Tërmeti shembjen e dhjetëra ndërtesave dhe shkatërroi shumë rrugë.

Dritarja 72-orëshe, e konsideruar si më e rëndësishmja për gjetjen e të mbijetuarve pas një fatkeqësie natyrore, u mbyll të enjten dhe Guvernatori i Ishikawa, Hiroshi Hase, i cili tha se kishte frikë se shkalla e mbijetesës së njerëzve që kanë nevojë për shpëtim do të bjerë. /