Nga të shtënat me armë zjarri në Rrëshen, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi, mësohet se janë plagosur edhe tre persona të tjerë. Një nga të plagosurit mësohet se është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Ngjarja që terrorizoi Rrëshenin këtë paradite është regjistruar pranë komisariatit të këtij qyteti.

 

Ndërkohë, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.

 

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për gjurmimin e atentatorëve.

 

Viktim, 62 vjeç, rezulton të jetë liruar nga burgu vetëm pak kohë më parë, pasi u arrestua së bashku me të birin.

 

Ata  u akuzuan se tentuan të vrasin me armë zjarri, Saimir Reçin, në mars të këtij viti. Ky i fundit rezulton të jetë nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar me snajper në janar të vitit 2021.

 

Në ngjarjen e muajit mars te ketij viti, Saimir Reçi në tentativë për t’i shpëtuar plumbave humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti i blinduar u përplas me bordurën anash rrugës.

 

Saimir Reci i shpetoi atentatin, ndersa Martin Bardhi qendroi vetem pak muaj per tentative vrasje, perpara se te ekzekutohej kete te marte.

 

Nuk dihet nese vrasja e sotme lidhet apo jo me konfliktin e vjeter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re