Elementët e organizatës terroriste YPG/PKK në vijën e frontit në rajonin e Munbixhit nën pushtimin e organizatës në Siri, janë shfaqur duke mbajtur në duar anti-tanket e prodhimit amerikan të cilët janë drejtuar në drejtim të zonës së operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Në fotografitë e siguruara nga gazetari i AA-së dhe të cilat janë shkrepur brenda vijës së frontit në anën e Munbixhit, vërehet se terroristët po vrojtojnë në drejtim të rajonit Jarabulus i cili ndodhet nën kontrollin e Forcave të Armatosura të Türkye-s (Turqisë) dhe Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA).

Tek njëri nga terroristët e YPG-PKK-së të cilët kanë armë të lehta dhe të rënda të prodhimit rus dhe amerikan, vërehet raketa TOW e cila njihet si një nga pajisjet më efektive kundër automjeteve të blinduara.

Raketat TOW të prodhimit të SHBA-së që njihen edhe si raketa të drejtuara anti-tank kanë një distancë prej 3-4 kilometrash. Një prej veçorive më të rëndësishme të raketës është se pas ndezjes ajo mund të drejtohet sipas situatës mbi objektivin nëpërmjet sistemit të shënjestrimit optik.

Vërehet se terroristët armët automatike të rënda dhe mortajat në vijën e frontit i kanë përgatitur në drejtim të rajonit Jarabulus.

Administrata e SHBA-së, armët e rënda që ia ka dhënë organizatës terroriste YPG/PKK me arsyen e luftimit të DEASH-it, kishte njoftuar se pas mposhtjes së DEASH-it do t‘i mblidhte nga organizata, por ajo nuk e bëri këtë.

Ndërsa në pamjet e regjistruara në Munbixh, kuptohet se YPG/PKK ka ulur flamujt dhe simbolet e organizatës.

Organizata, flamujt që kishte vendosur më parë në disa pika qendrore në Tel Rifat i ka zëvendësuar dhe ka vendosur flamurin e regjimit të Bashar al-Asadit dhe ka bërë përpjekje që të kamuflojë veten e saj kundër një operacioni të mundshëm nga ana e Türkiye-s.

Terroristët e YPG/PKK-së të cilët në Siri përdorin emërtimin SDG, mbi kamuflimet e tyre në Munbixh kanë vendosur simbolet e një strukture të emërtuar si “Këshilli ushtarak”.

Komandanti i Forcave Speciale të SHBA-së në atë periudhë, gjenerali Raymond Thomas, në një deklaratë në vitin 2017 tha se YPG/PKK-së i kishin gjetur një emër kopertinë.

“Ata e emërtonin veten e tyre zyrtarisht si YPG ndërsa turqit na thonin se këta janë të njëjtë me PKK-në dhe se ‘Po bëheni bashkëbisedues me armikun tonë terrorist, si mund ta bëni këtë si një aleat?’. Pas kësaj ne u thamë atyre se duhet të ndryshojnë emrin. Për shembull, si do dëshironit ta emërtoni veten tuaj përveç YPG? Një ditë më pas shpallën se emri i tyre është ‘Forcat Demokratike të Sirisë’. Mendova se është një veprim me mend vendosja e fjalës ‘demokratike’ në mes të emrit të tyre. Kjo u siguroi atyre sadopak reputacion”, tha Thomas.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re