LUSHNJË- Një 55-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia pasi terrorizoi banorët duke shtënë me armë zjarri në ajër. Autoritetet thonë se i arrestuari E.XH armën e zjarrit e kishte me leje, por lëvizjet e tij të shkujdesura kanë frikësuar banorët e zonës.

Njoftimi i policisë: 

Qëlloi në ajër, me armë gjahu, në gjendje të dehur, shoqërohet në Komisariat 55-vjeçari. Shtetasi E. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu.

Arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat shtetasin E. Xh. dhe po kryejnë veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes/abcnewsa.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re