Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur shtrimin e përkohshëm në spitalin e burgut të Shën Kollit për 84 vjeçarin Fasli Hyka.

I moshuari qëlloi me armë gjahu çifte mesnatën e 9 janarit në drejtim të disa të rinjve në lagjen “Partizani” të cilët arritën të shpëtojnë. Nga prokuroria por edhe gjykata, avokati mbrojtës dhe familjarët është gjykuar se e i moshuari ka emergjentë që të marrë mjekimet.

Ndërkohë gjatë këtyre 30 ditëve që do të qëndrojë në spitalin e burgut të moshuarit do t’i bëhet edhe një akt ekspertimi për të vërtetuar nëse në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i vetëdijshëm apo jo për shkak të problemeve mendore që ka.

Në sallën e gjyqit Hyka nuk ka dhënë ndonjë deklaratë por është vërejtur qartazi gjendja e tij e rënduar mendore. I moshuari u përfaqësua nga avokati i tij Ahmeld Ramadani i cili ishte dakord me vendimin për ta dërguar klientin e tij në spitalin e burgut në mënyrë që të mjekohet.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë konstatuar në mesnatë, se një shtetas po qëllonte me armë gjahu, nga ballkoni i banesës së tij në një pallat në lagjen “Partizani”, në drejtim të automjeteve të parkuara.

Menjëherë u organizua puna, u bë rrethimi i zonës për të mos kaluar automjete dhe kembësorë, si dhe iu bë thirrje autorit, të mos qëllonte dhe të dorëzohej.

Autori nuk iu është bindur thirrjeve të Policisë, por është futur në banesë, ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar për vrasje, punonjësit e Policisë, në rast se do të futeshin në banesë.

Ndodhur në keto kushte, në ndihmë të Policisë vendore, kanë shkuar Forcat Kombëtare të Sigurisë.Pas ndërhyrjes së specializuar kanë bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit F. H., 83 vjeç, banues në Shkodër. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re