Skip to content

“Terrorizuan” 25- vjeçarin në Elbasan, pranga tre personave

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi kanë marrë me forçë në makinën e tyre shtetasin me inicialet A.S, 25 vjeç.

 

Policia bën me dije së të arrestuarit janë Arben Raxha, 48 vjeç, Bekim Raxha, 21 vjeç, dhe Erion Kaçuli, 18 vjeç , të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan.

 

Paraprakisht dyshohet se të ndaluarit e kishin kërcënuar të riun, pasi dyshonin se u kishte vjedhur diçka në banesën e tyre.