Skip to content

Terrorizuan familjen dhe lidhën me litar të zotët e shtëpisë, gjykata lë në burg autorët

Gjykata Penale ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre grabitësit në Fshatin Qinam të Zall-Herrit.

Dy vëllezërit Ndriçim dhe Durim Bami si dhe organizatori i grabitjes Jani Aruçi di të qëndrojnë në burg pa afat.

Tre grabitësit u prezantuan në fillim si punonjës policie para familjes Zaja dhe më pas kryefamiljarin Bashkim Zaja e lidhën. Nga grabitja autorët përfituan shumën e 400 mijë lekë të vjetrave dhe organizatori I saj është ish dhëndri I familjes Zaja, Jani Aruçi.