Mbrëmjen e djeshme, pak minuta para mesnate, një tërmet I fuqishëm shkundi të gjithë vendin, teksa u raportuan lëkundje të forta në shumë qytete. Tronditja ishte e fortë dhe zgjati për disa sekonda duke shkaktuar mjaf panic tek qytetarët.

Ndërsa menjëherë më pas erdhi reagimi nga ana e ministrisë së Mbrojtjes, ku me anë të një komunikate zyrtare bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit kishte qenë mes kufirit të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe kishte pasur një magnitudë 5.6 të shkallës Rihter.
Lidhur me dëmet, ministria deklaron se deri më tani nuk raportoheshin të tilla.

Deklarata e Plotë nga ministria e Mbrojtja:

Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re