Teshtima dhe kruajtje? Ka gjëra që mund të hani dhe të lehtësoni simptomat tuaja të alergjisë. Asnjë ushqim nuk është një kurë e provuar. Por frutat dhe perimet janë të mira për të gjithë trupin. Ato janë plot me lëndë ushqyese që mund t’ju mbajnë të shëndetshëm. Gjithashtu mund t’ju mbrojnë nga alergjitë sezonale.

-Qepët, specat, manaferrat dhe majdanozi kanë të gjitha kuercetinë. Ky kimikat matyral mund të zvogëlojë “reaksionet e histaminës”. Histaminat janë pjesë e përgjigjes alergjike.

-Kivi është një frut i pasur me vitaminë C. Gjithashtu mund të ulë histaminat. Ju mund të merrni vitaminë C nga shumë ushqime, duke përfshirë portokallin dhe fruta të tjera agrume.

-Ananasi ka një enzimë të quajtur bromelain. Kjo enzimë mund të zvogëlojë irritimin në sëmundjet alergjike si astma.

-Tuna, salmoni dhe skumbri kanë acide yndyrore Omega-3. Omega-3 mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit.

-Kefiri përmban probiotikë. Këto janë baktere të mira që jetojnë në zorrët tuaja. Mund të ndihmojnë në parandalimin dhe madje edhe trajtimin e alergjive sezonale. Ju mund të merrni probiotikë në ushqimet e fermentuara.

-Mjalti. Nëse merrni doza të vogla të mjaltit në fillim të sezonit mund të zhvilloni tolerancë ndaj polenit. Nuk është diçka e sigurtë, por shikoni nëse funksionon për ju.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re