Tirana ka pasur numrin më të lartë të bluzave të prekura me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se përveç Tiranës, ka pasur mjekë të konfirmuar pozitiv me koronavirus edhe në Durrës, Korçë dhe Lushnjë.

Shefja e departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino ka bërë me dije se gjysma e mjekëve të prekur me koronavirus janë shëruar.

“41 raste nga stafi mjekësor, kryesisht nga Tirana, Durrësi, Korça dhe Lushnja, nga një rast. Dhe në Tiranë, gjysma e tyre është e shëruar”, tha Bino.

Ajo foli edhe për testet e reja që do të kryhen në vendin tonë.

“Dua të theksoj se do të aplikohet nje test i ri, jo për personat imunë. Do të aplikohet një test i ri në ndihmë të diagnozës, I cili është një test I ri, serologjik, i cili përcakton më mirë diagnozën e sëmundjes.

Për sa i përket matjes së imunitetit në popullatë, apo sa popullata është e mbrojtur, po planifikohet dhe do të kryhet sapo testet e tjera të jenë gati”, deklaroi ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re