Gazetarja Vjollca Sadiku nga Maqedonia e Veriut ka dhënë detaje në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi si pasojë e pandemisë së kotonavrusit.

Në fjalën e saj për Abc News ajo është shprehur se një pjesë e pacientëve të infektuar janë në gjendje të mirë shëndetsore dhe famirësisht po kurohen në kushte shtëpie.

Ndër të tjera Sadiku ka theksuar se tashmë Dibra pas një muaji izolim total i është kthyer normalitetit dhe në këtë qytet nurmi i të infektuarve ka ngelur 49 persona.

“Në fillim përhapja e shpejtë në Dibër bëri që qyteti të izolohej dhe të mos lejohej asnjë hyrje dhe dalje e qytetarëve. Gjithahstu të gjithë zejtarët u përgjigjën kësaj thirrje duke bërë që Dibra për një muaj të ishte e paralizuar, kjo mendoj se është dhe efekti pozitiv që ka bërë që të kalohet kjo gjendje”, është shprehur ajo.

Ndërkohë ajo ka komentuar dhe aplikacionin “stop korona”, përmes të cilit pritet që të bëhet një gjurmim i saktë në lidhje me personat që kanë qenë raste të kontaktit me persona të infektuar me koronavirus.

“Testimet si dhe në vendet e tjera bëhet vetëm tek personat që kanë shenja në lidhje me koronavirusin. “Stop Korona është aplikacioni që bën të mundur për të identifikuar personat e kontaktit dhe pritet që të japë rezultate në të ardhmen”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re