Përhapja e koronavirusit ka ngjallur shqetësim të gjerë në të gjithë botën, dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), më 11 Mars 2020, e shpalli COVID-19 një pandemi. Studimet mbi sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) dhe sindromën e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS) treguan se antitrupat specifikë të virusit ishin të zbulueshëm në 80-100% të pacientëve në 2 javë pas fillimit të simptomave.

Deri pak ditësh, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka të dhëna të besueshme se njerëzit krijojnë imunitet pasi infektohen nga koronavirusi i ri.

Por një studim kinez i Universitetit Chongqing ka dalë në konkluzionin se 100% e pacientëve të testuar me testime serologjike IgG kanë fituar antitrupa kundër COVID-19.

Në Kinë janë testuar 285 pacientë që e kanë kaluar Sars- Cov-2 dhe të gjithë dolën me imunitet të fituar ndaj COVID-19.

Studimi i ri tregon se 100 përqind e pacientëve kishin antitrupa kundër koronavirusit 19 ditë pasi kishin shfaqur simptomat.

Lajmin e bën të ditur virologu Roberto Burioni i cili thotë se “Pacientët e shëruar nga COVID-19 prodhojnë antitrupa, dhe kjo e bën shumë të efektshme analizat serologjikedhe nëse anti-trupat janë mbrojtëse atëhere kjo premton shumë për imunitetin”.

Pra sipas studimit të publikuar në Nature Medicine analizat serologjike janë të besueshme, dhe ato mund të përdoren për të identifikuar personat që e kanë kaluar COVID-19 pa simptoma.

Kjy optimizëm vjen në kohën kur shumë vende duan të hapin ekonominë bazuar te ‘licencat e imunitetit’.

Por sa zgjat imuniteti i krijuar nga koronavirusi i ri?

Ende nuk dihet me saktësi, por eksperienca me viruse të ngjashme tregon se bëhet fjalë për 12 deri në 14 muaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re