1. Nëse gishtat janë të zbehtë, keni probleme me qarkullimin e gjakut në trup dhe niveli i oksigjenit në gjak është i ulët.
2. Nëse gishtat janë të kuq, kjo është një shenjë e mirë sepse tregojnë se zemra dhe qarkullimi i gjakut janë të shëndetshëm.

Për shkak se gjaku transporton oksigjen dhe lëndë ushqyese në të gjitha pjesët e tjera të trupit, funksionimi i dobët i sistemit të qarkullimit të gjakut mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, madje edhe probleme me zemrën.
Si të përmirësohet qarkullimi?
Gjëja e parë që mund të bëni për të përmirësuar qarkullimin është të ndryshoni stilin e jetës tuaj. Mundohuni të zëvendësoni zakonet e këqija të jetës me ato të shëndetshme. Hiqni dorë nga alkooli, kafeja, duhani, ushqimet e pasura me sheqerna dhe yndyrna të këqija.

Humbja e peshës, nëse jeni obezë, mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit. Aktivitet fizik i rregullt dhe i moderuar gjithashtu. Kolesteroli i mirë (HDL) është i njohur për mbrojtjen e mureve të enëve të gjakut.
Një tjetër faktor që çon në qarkullim të dobët, veçanërisht në këmbë, është qëndrimi ulur gjatë, gjë që është karakteristikë e punëve moderne. Mundohuni të ngriheni sa më shpesh të jetë e mundur./SOT
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re