Nëpërmjet testit gjenetik dhe informacioneve lidhur me të është i mundur planifikimi i një rrugëtimi të personalizuar që do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja më thjeshtë dhe më shpejtë, por mbi të gjitha të mbani rezultatet e arritura. Njohja e karakteristikave tuaja gjenetike do t’ju ndihmoj të bëni zgjedhje më të drejta për shëndetin tuaj, si edhe të keni më shumë njohuri mbi organizmin tuaj dhe mbi mënyrën se si ai funksionon.

Informacionet e bashkangjitura në raport do t’ju ndihmojnë të gjeni stilin e jetës të përshtatshëm për mirëqënien tuaj. Ky test gjenetik na lejon të gjejmë variante gjenetike të ndryshme që mund të ndikojnë mbi karakteristikat metabolike dhe fiziologjike. Kështu që këto informacione mund të jenë të rëndësishme për të përmirësuar stilin tuaj të jetesës ose mënyrën tuaj të ushqyerjes, për të përmirësuar shëndetin tuaj. Raporti përbëhet nga pjesë të ndryshme që gjenden këtu poshtë të përshkruar:

1. Tabela juaj permbledhëse
Në këtë pjesë përmblidhen rrugët metabolike të marra në shqyrtim si edhe sinteza e këtyre rezultateve nga analiza gjenetike. Në këtë mënyrë ju mund të vereni cilat janë zonat më kritike.

2.Këshilla të personalizuara
Në këtë pjesë raportohen rezultatet për çdo pjesë të marrë në shqyrtim. Pas një përshkrimi të shkurtër të gjeneve të analizuara dhe të funksionit të tyre, raportohet një përshkrim i detajuar i rezultatit të marrë nga analizat dhe nga sugjerimet terapeutike.

3. Bazat shkencore Në këtë pjesë raportohet një përshkrim i shkurtër i bazave shkencore dhe biblografike të testit dhe të mënyrës se si përfitohen informacionet gjenetike të përshkruara në raport.

4.Mbyllje: harta e ushqimeve tuaja të përshtatshme Në këtë pjesë renditen ushqimet më të favorshme për ju që duhet ti përfshini në dietën tuaj, si edhe ato më pak të favorshme të cilat duhet ti reduktoni ose ti eleminoni.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko