Testi i Poligrafit i përdorur në përzgjedhjen e drejtuesve të Byrosë Kombëtare dhe Vettingun në Policia ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

Padia është ngritur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit që pretendon se ky test ka shkelur privatësinë dhe të drejtat e njeriut të garuesve.
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë më 23 mars në orën 10:00.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese njofton se seanca plenare e caktuar në datën 23.03.2021, ora 10:00, për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me objekt:

“Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 34, pika 2, shkronja “gj”; nenit 38, pika 2, shkronja “e” të ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” dhe nenit 38, pika 2, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”,

bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, është shtyrë në një datë tjetër.

Në lidhje për datën dhe orën e seancës plenare, do të ndiqen rregullat përkatëse të njoftimit të palëve dhe të publikimit të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko