Një testim i ri mund të diagnostifikojë pacientët me grip brenda 20 minutash.

Aktualisht pacientët nëpër spitale duhet të presin që testimet e tyre të dërgohen në laborator, e ndonjëherë duhen ditë të tëra për të marre rezultatet.

Testi i ri revolucionar – i cili është emëruar “Cobas Liat” – nënkupton që mjekët kanë nevojë vetëm për një mostër nga hunda apo fyti, që pastaj analizohet menjëherë nga një makine.

Testimet klinike në dy spitale kanë treguar diagnostifikim më efektiv dhe ulje të numrit të pacientëve që janë pranuar pa nevojë nëpër spitale.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re