Shefja e sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino, ka dhënë detaje sa i takon aplikimit të testit të shpejtë, që pritet të nisë në vendin tonë që nga dita e hënë.

Bino tha se testi i shpejtë bëhet vetëm në 5 ditët e para të shenjave të sëmundjes, dhe për personat e tjerë që janë jashtë këtij afati do të bëhet testi i zakonshëm, i cili aplikohet momentalisht në vendin tonë.

“Testi i shpejtë duhet të bëhet brenda 5 ditëve të para të sëmundjes, në rast se personi është tej 5 ditëve të para, atëherë duhet të bëhet testi me PCR.

Ka një efektivitet gati 100%, nuk ka nevojë për përsëritje të tij, në rast se testi del pozitiv, atëherë personi është pozitiv, dhe kjo është diçka shumë e mirë, pasi merr një rezultat në kohë reale, që mund të nisë shpejt edhe trajtimi në rast se është i nevojshëm.

Ky test do të na ndihmojë që të përmirësojmë punën tonë veçanërisht në terren. Po kryen trajnime në lidhje me bërjen e këtij testi, është i njohur nga ana e OBSH-së, dhe trajnimi adekuat i stafit, do të bëjë që rezultatet që do të merren në terren të jenë sa më të sakta”, u shpreh Bino.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re