Edhe një testi i tretë për kancelaren gjermane Angela Merkel ka rezultuar negativ, por ajo do të qëndrojë në karantinë në ditët në vijim, tha zëdhënësi i saj Steffen Seibert.

Merkel, 65 vjeçe, është në izolim në apartamentin e saj në Berlin pasi mësoi në 22 mars se mjeku që e vaksinoi ishte infektuar me koronavirus.

“Testi i tretë i kancelares ishte gjithashtu negativ. Ajo do të rifillojë punën e saj zyrtare në kushte karantine në shtëpi në ditët e ardhshme,” tha Seibert.

Personat që kanë qenë në kontakt me të infektuar COVID-19 u këshillohet në përgjithësi të qëndrojnë në izolim për 14 ditë.

Ndërsa ishte në izolim, Merkel zhvilloi takime të qeverisë përmes lidhjes video.

Të shtunën, ajo postoi një mesazh audio duke falënderuar gjermanët për ndjekjen e masave të rrepta kufizuese dhe shmangien e kontakteve të panevojshme shoqërore.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për durim, duke theksuar se është herët të thuhet e kur kufizimet mund të lehtësohen.

Gjermania ka më shumë se 57,000 raste të konfirmuara të infektimin me koronavirus dhe 455 vdekje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re