Skip to content

“Testi i vështirë, kërkojmë mos…”/ Maturantët dalin në protestë

 

Një ditë pas provimit të Letërsisë, maturantët kanë dalë në protestë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit.

Ata pretendojnë se teza ishte me pyetje abstrakte, me shumë tekste dhe jashtë modeleve të paraqitura nga mësuesit përkatës.

Një maturante thotë se testi i maturës ishte shumë i vështirë dhe tashmë ajo nuk ndihet e sigurt për provimin e radhës.

”Të kërkohet e drejta jonë se provimi ishte shumë i vështirë dhe nuk i ishte përmbajtur modeli të viteve më parë.

Teksti ishin brenda për brenda tekstit. Ishte një pyetje abstrakte më shumë te gjuha se sa tek letërsia. Pyetja e Turit me varkën dhe shokët. Edhe një foto se në çfarë sfide ishte vajza në shkëmb. Kishte disa paragrafë. Turi mund të bënte të katër veprimet”, theksoi një prej maturanteve.

/shqip