Ende nuk kemi një përgjigjie të saktë shkencore që lidhet me raportin e këtij virusi me vaksinat apo vdekshmërinë dhe përhapjen. Jemi në hapat e parë por paniku është i madh sin ë Europë ashtu edhe në SHBA.

Për të folur lidhur më këtë variant në emisionin “Me Xhaxhiun” ka qenë i ftuar në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Skype”, mjeku dhe epidemiologu i njohur, Erion Dasho.

Dasho tha se për variantin e ri “Omicron” dihej shumë pak dhe se nuk mund të bëhej dallimi nëse varianti me të cilin mund të jemi prekur është delta apo omicron. Ai tha se shenjat karakteristike janë pak a shumë të njëjta dhe shtoi se pavarësisht karakteristikave, në Europë ndërmerreshin masa të menjëhershme. “Një gjë totalisht ndryshe nga çfarë ndodh në Shqipëri pasi drejtuesve tanë nuk u dhimbset jeta e shqiptarëve”– deklaroi ai.

Xhaxhiu: Paniku lidhur me variantin “Omicron” vjen nga fakti që ende ka një mungesë njohurish apo nga fakti që të tillë janë europianët, pak alarmues?

Dasho: Duhet të kuptojmë diçka zoti Xhaxhiu që gjatë gjithë pandemisë, Europa ka treguar përgjegjësi maksimale dhe kujdes për secilën jetë njerëzore. Në ndryshim nga Shqipëria ku atyre që na drejtojnë nuk u dhimbset jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë. Nëse në Europë konstatohet një variant i ri ndonëse sigurohen informacione se nuk është aq vdekjeprurës apo i dëmshëm sa variant paraardhës, sepse të dhënat flasin për një kuadër klinik më pak të shprehur, ende nuk e dime sa është koeficienti i transmetimit, pra ndonëse kemi shumë të panjohura, menjëherë vendet e përgjegjshme dhe Europa marrin masat e duhura për të përballuar këtë variant të ri.

Xhaxhiu: Doktor nëse unë prekem nga Omicron, a e bëj dallimin?

Dasho: Atëherë kjo kërkon kapacitete laboratorike të avancuara. Në Shqipëri në dijeninë time këto kapacitete nuk konfirmohen prandaj edhe kur donin të konfirmonin praninë e variantit Delta, ne mstrat I dërguam në Angli për t’i ekzaminuar. Deri më tani shprehet se variant Omicron shfaqet më së shumti me dhimbje koke, me dobësi por edhe me shenja të tjera respiratore. Pra është e pamundur nga testi i zakonshëm apo nga klinika që të dallohet nëse je i prekur me Omicron apo jo.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re