Një testim i gjakut që mund të përjashtoj përjetimin e sulmit në zemër brenda 20 minutash, duhet të përdoret çdo ditë, të shndërrohet në rutinë, kanë deklaruar disa shkencëtarët britanik.
Një ekip nga King’s College London, e kanë testuar atë në pacientë të ndryshëm dhe besojnë që testi sMyC mund të përdoret nëpër spitale brenda pesë vjetësh.
Ata kanë thënë që do t’ju kursej sistemeve shëndetësore miliona euro çdo vit, duke lënë shtretërit e spitaleve të lirë përderisa pacientët lirohen me shpejt për në shtëpi.
Të paktën dy të tretat e personave me dhimbje në gjoks nuk kanë përjetuar sulm në zemër.
Nivelet e cMyC ( proteinës C myosin-binding) në gjak rriten me shpejtësi dhe në nivele më të larta pas një sulmi në zemër, krahasuar me proteinat tropinine.
Kështu mjekët përmes testimit të ri mund të përjashtojnë menjëherë në qoftë se pacienti nuk ka përjetuar sulm në zemër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re