Për herë të parë në vendin tonë po mbahet konferenca më e madhe e teknologjisë dhe informacionit, dhe pas 20 vitesh në një vend të Ballkanit. Për disa dite, 58 vende pjesëmarrëse do të ndajnë ide përsa i përket zhvillimi të teknologjisë. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të teknologjisë në shkolla.

 

EVIS KUSHI

MINISTRJA E ARSIMIT

“Në klasat e para kemi përfshirë mësimin e teknologjisë dhe informacionit në kurrikul. Në 100 shkolla kemi ndërtuar laboratorin inteligjent, dhe në shtator do të vijojmë në 200 shkola të tjera.”

 

Risi e këtij viti është se gjithë nxënësit që duan të ndjekin mjekësinë e përgjithshme, do t’i nënshtrohen testiti të digjitalizuar.

 

EVIS KUSHI

MINISTRJA E ARSIMIT

“Pyetjet janë nga tre lëndë, biologji, kimi dhe fizikë. Eshtë në formën e nje pilotimi, hera e parë. qëllimi do të të ishte q ëtë gjitha testet të jënë të gjitha të dixhitalizhuara sepse garantojnë maksimalisht transparencë.”

 

Sa i përket publikimit të tezës së provimit të anglishtes, tashmë një histori e përsëritur, Kushi u shpreh se procesi nuk është cenuar.

 

 EVIS KUSHI

MINISTRJA E ARSIMIT

“Është e parapërgatitur, bëhet për të vënë në dyshim procesin.

Me sa duket ka njerëz që angazhohen për një gjë të tillë, është e njëjta dorë që i publikon.”

 

Nesër do të zhvillohet provimi i dytë i maturës shtetërore, ai i gjuhës shqipe.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re