Për të siguruar një vend pune si infermier nuk mjafton vetëm diploma, por duhet të përfundosh edhe testimin në portalin Infermierë për Shqipërinë. Të gjithë të diplomuarit e rinj kanë afat deri me datë 15 gusht të dorëzojnë në qendrën e shërbimeve arsimore dosjet e tyre personale dhe më pas të kryejnë testimin për specialitetin.

 

Infermierët e sapo diplomuar pas pagesës prej 5 mijë lekësh në qendrën e shërbimeve arsimore do t’i nënshtrohen provimit. Ajo pjesë e infermierëve që nuk munden të kalojnë pragun e pikëve, do të kenë një mundësi të dytë në një fazë tjetër.

 

E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për mjekët e rinj të sapo diplomuar në portalin Mjekë për Shqipërinë. Kjo do të shërbejë si lehtësi për bluzat e bardha dhe një mundësi konkrete për të përmbushur nevojat e spitaleve rajonale në të gjithë vendin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re