Skip to content

“Testimi masiv është i rëndësishëm”, mjeku i Covid-2 i shpreh shqetësimin Metës: Duhet të tesojmë të paktën 8000 persona në ditë

Presidenti i vendit Ilir Meta, po zhvillon në këto momente një takim online me një panel mjekësh për situatën aktuale dhe masat, që duhen marrë, për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19.

Në fjalën e tij mjeku i spitalit Covid-2, Arjan Mezini, është shprehur se testimi masiv është shumë i rëndësishëm. Mezini këshillon të testohet rreth 10 herë më shumë se rastet e reja pozitive, duke këshilluar kryerjen e rreth 8000 testimeve në ditë.

“Testimi masiv është shumë i rëndësishëm. Duke pasur një numër të qartë afër realitetit ne mund të përgatitemi për rastet që kanë nevojë për trajtim spitalor. Duke ditur numrat përcaktohen edhe kapacitetet. Jam për ata që nëse ne dje kishin 800 raste, ne duhet të testojmë të paktën 8000 veta në ditë.

Nuk mund të ketë shfajësim duke thënë se edhe vendet e tjera që kanë shumë testime i ka dalë pandemia jashtë kontrollit. Nuk i ka dalë jashtë kontrollit. Nuk mund të trajtohet pacienti në ambulancë. Është më sasi të limituar oksigjeni”, u shpreh Arjan Mezini.

/faxweb