Lufta me Covid-19 është ende larg përfundimit, prandaj dhe shkencëtarët e ndryshëm po punojnë për të përmirësuar mjetet që ndihmojnë në këtë betejë të vështirë.

Së fundmi, studiuesit francezë kanë tëstuar një pajisje e cila lidhet me telefonin dhe tregon nëse jeni të ifnfektuar me Covid-19.

Studiues francezë po përdorin grimca të vogla të antitrupve të nxjerra nga kafshë si deve dhe lama, për prodhimin e një testi që ata thonë se mund të zbulojë me shpejtësi dhe saktësi nëse dikush është prekur nga COVID-19.

“Që nga marsi po mundohemi të krijojmë një pajisje të përshtatshme që mund të përdoret në shtëpi që ndihmon në zbulimin nëse jeni pozitiv ose negativ për COVID”, thotë Sabine Szunerits nga Universiteti i Lilës.

Testi i quajtur CorDial-1, ende nuk është miratuar për përdorim, por provat fillestare me 300 mostra treguan 90 për qind saktësi krahasuar me testin ekzistues të Covidit, që për momentin është metoda më e besueshme për identifikimin e virusit.

Ky test ofron rezultatin brenda 10 minutash dhe sipas ekipit që e krijoi atë mund të bëhet jashtë laboratorit ndryshe nga testi ekzistues që kërkon orë të tëra dhe kushte laboratorike.

Për momentin ekzistojnë teste të shpejta të COVID-19, por disa shkencëtarë kanë ngritur dyshime mbi besueshmërinë e tyre.

Kur aparati testimi, që ka madhësinë e një USB-je, lidhet me telefonin dhe e jep rezultatin në ekran.

“Dikush duhet të marrë mostrën nga ju përmes tamponit në hundë, dhe vendoset drejt në elektrodën e lidhur me telefonin. Pas 10 minutash ktheheni, elektroda me mostrën zhutet në një agjent kimik, dhe në telefon shfaqet një kurbë. Në varësi të lartësisë së grafikës ju e kuptoni nëse jeni pozitiv ose negativ për COVID”, thotë Sabine Szunerits nga Universiteti i Lilës, e cila është duke punuar në projektin me shkencëtarë të Universitetit të Marseit dhe Shkencëtarët Hulumtues nga Qendra Kombëtare e Francës.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb