Përmes një lëvizjeje të shpejtë dhe rrufe nga Zall-Herri në “Arshi Lengo” të Gjirokastrës, rrethe 320 trupa dhe mbi 100 mjete të batalionit të II të këmbësorisë kanë testuar kapacitetet dislokuese.

Pjesë e rezervës operacionale të KFOR, këto trupa duhet të jenë gati për të marrë pjesë në operacione brenda 2-3 ditëve nga momenti që kërkohet.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila në një postin në rrjetin social shpreh mirënjohjen dhe për trupat ndihmëse.

“Rreth 320 trupa dhe mbi 100 mjete të batalionit të II të këmbësorisë, testuan kapacitetet dislokuese duke u zhvendosur brenda ditës nga Zall – Herri në “Arshi Lengo” të Gjirokastrës.

B2k është pjesë e rezervës operacionale të KFOR-it dhe duhet të jetë gati për t’u dislokuar dhe marrë pjesë në operacione brenda 2-3 ditëve nga momenti që i kërkohet.

Mirënjohje për strukturat ndihmëse, Komandën Mbështetëse dhe Policinë Ushtarake, të cilat ia lehtësuan dislokimin vajzave dhe djemve të b2k.

#Shqiponja1902”, shkruan Xhaçka në rrjetin social.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re