Ky është autobusi i pare elektrik ne transportin urban te Tiranes. Ne pamje është i njëjte me mjetet e tjera, por  punon me energjike elektrike me ndihmën e baterive. Fillimisht do te testohet ne linjën e Kombinatit per te qene me pas pjese e flotës ne transportin publik.
 
Deri ne fund te vitit Bashkia do te hartoje nje raport  per gjendjen autobusit elektrik, kapacitetin e baterive dhe kohen e karikimit. Ndersa vitin e ardhshëm operatoret privat duhet te nisin zëvendësimin e mjeteve me karburant.
 
Nisma e Bashkisë se Tiranës u vlerësua nga ministri i mjedisit si nje nga masat për uljen e ndotjes se ajrit.
 
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe përfaqësues te pushtetit qendror deklaruan se do te ndihmojnë operatoret privat me politika lehtësuese per zëvendësimin e mjeteve me autobusë elektrike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re