Një sistem i ri që mund të parashikojë lëkundjet e tërmeteve, të paktën 4 orë para se ato të ndihen, do të testohet në Universitetin Politeknik të Bukureshtit.

Sistemi i ri do të jetë në gjendje të zbulojë nivelin, intensitetin dhe epiqendrën e përafërt të tërmetit dhe do të testohet në rajonin e Vrançës, ka berë të ditur Mediafax.

Sistemi është ndërtuar nga kompania izraelite “Ionoterra”.

Sistemi  është ende në fazën fillestare, por pas testimeve të para të
zhvilluara në Turqi dhe Greqi ka rezultuar i sukseshëm. Në fazën e
ardhshme,sistemi do të testohet në rajonin rumun të Vrançës, një prej
zonave  më aktive sizmike të Europës.

Sipas rektorit të Universitetit politeknik, sistemi do të vihet në
punë në gjysmën e parë të vitit 2020, i cili pritet tu sigurojë
autoriteteve informacione mbi tërmetet për të treguar në këtë mënyrë se
si funksionon sistemi në praktikë.

Rektori thotë se prova do të realizohet edhe në Kaliforni.

“Sipas llogaritjeve të bëra nga Universiteti Politeknik, jemi të
bindur se mund të kemi informacione  të besueshme minimalisht 4 orë para
së të ndodhë tërmeti. E përsëris, minimalisht 4 orë, pasi mund të jetë
edhe më tepër”, tha Minea Costoiu, Rektor i Universitetit Politeknik të
Rumanisë.

Kompania izraelite “Ionoterra”, e cila ndërtoi sistemin dhe e
prezantoi atë zyrtarisht në Rumani ditën e premte, pretendon se
paralajmërimet për tërmet mund të lëshohen 8 orë para se ai të ndodhë.
Testet paraprake u zhvilluan në Greqinë lindore dhe Truqinë perëndimore,
duke përdorur një sistem minimal parashikimi, dhe me një nivel suksesi
prej 90%.

Nga 75 paralajmërime për tërmet që u lëshuan, 68 u konfirmuan nga
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Europiane me një magnitudë mesatare prej
2,58 i shkallës Rihter.

Duke marrë në konsideratë këto rezultate, “Ionoterra” vlerëson një
saktësi prej mbi 97% parashikime, duke përdorur sistemin e plotë të
monitorimit për tërmete mbi 4,5 të shkallës Rihter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re