Të udhëtosh është një ndjenjë që të liron nga përditshmëria, stresi dhe gjërat e njëjta, por duhet të kemi parasysh disa gjëra për të marrë një hapë të tillë, transmeton Kosova Post.
Ja disa këshilla për një udhëtim:
1- Tregohu mendjehapur
Përqafo mundësi, njerëz dhe mënyra jetese apo kultura të ndryshme nga jotja. Nuk është e nevojshme të jesh dakord me gjithcka, por do të habitesh nga sa shumë mund të mësosh.
2- Humb qëllimisht
Nëse dëshiron të shohësh ato pjesë të qytetit ku njerëzit jetojnë e punojnë, duhet t’i vizitosh ato: në këmbë, pa ditur saktësisht ku po shkon. Shkruaj emrin e hotelit diku për të qenë i sigurt, zgjidh një drejtim dhe nisu. Mos u shqetëso për lagjet apo rrugët e rrezikshme, pasi vendasit të paralajmërojnë për të tilla vende.
3- Provo ushqimet vendase
Mendon se e njeh ushqimin meksikan? Gjasat janë ta kesh gabim.
Shijo pak nga cdo gjë kur udhëton, sidomos kur nuk e di se cfarë është. Pyet vendasit për sugjerime. Provo ushqimin e rrugës nga pikat më të frekuentuara. Provo gjithcka!
4- Mëso fjalë e shprehje të thjeshta të gjuhës së vendit
“Të lutem”, “Faleminderit”, “Më fal” janë fjalë që mund t’i mësosh shumë thjesht. Mund të mësosh dhe shprehjet që përdorin për të porositur birra, por nuk është e këshillueshme.
5- Merr më pak gjëra me vete
Nuk do të të nevojiten as gjysma e gjithë rrobave që bën gati kur udhëton. Të gjithë e dimë këtë. Kurseji vetes kohë dhe para për kg shtesë në valixhen tënde. Nëse nuk je i sigurt nëse duhet ta marrësh dicka, mos e merr. Ki parasysh të kesh vend dhe për cfarë mund të blesh gjatë udhëtimit.
6- Mos harro një bateri dhe kartë memorie ekstra
Po sheh një perëndim dielli të mrekullueshëm, por kupton që po bie bateria e aparatit… ose nuk ka më hapësirë ne memorie… Shmangi këto duke patur gjithnjë një plan B.
7- Bëj foto. Bëj shumë foto.
Vite më vonë do të duash të kujtosh ato ditë të bukura dhe njerëzit që kishe përreth.
8- UDHËTO MË SHUMË!
Të gjithë ankohemi se nuk kemi kohë, para, apo mundësi për të udhëtuar. E vërteta është se për të gjitha këto ka zgjidhje. Merr disa ditë pushim, gjej paketa të leverdisshme, mos bli celularin e fundit në treg. Puna, problemet, përgjegjësitë do të jenë gjithmonë aty. Nëse dëshiron të udhëtosh, bëje sot! Bëje tani!/Kosova Post/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re