Tetë punonjës të policisë në Shqipëri janë prekur nga koronavirusi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu në një lidhje live për emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në Neës24 ka bërë me dije situatën e policëve të prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Veliu thotë se 3 prej tyre tashmë janë shëruar, 5 të tjerët janë në spital kurse ata që kanë pasur kontakte të afërta janë vetëkarantinuar.

“Është e vërtetë që janë 8 punonjës policie të prekur drejtpërdrejt. 3 janë shëruar, kanë kaluar gjendjen në spital dhe kanë dalë janë në banesat e tyre. Pjesa tjetër të shtruar në spital. Janë vetëkarantinuar ata që kanë pasur kontakte. Kemi dhënë porositë e herëpashershme”, tha Veliu.

Drejtori i policisë tha se shumica e gjobave janë për qytetarët që kanë shkelur fashat e orareve duke dalë jashtë apo pa autorizim që janë 4 mijë e 363 gjoba në më shumë se një muaj.

Po ashtu 1 mijë e 624 gjoba për ata që kanë qarkulluar me automjete, 237 për ata që kanë hapur lokale apo bare, 10 për thyerje të urgjencave mjekësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko