Skip to content

Tetë raste të reja me koronavirus në Krujë

Në Krujë janë konfirmuar tetë raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Abc News raporton se rastet e reja janë kontakte të punonjësve në fasoneri që janë konfirmuar më herët si të infektuar.

Pas lehtësimit të masave, Kruja u kthye në një nga vatrat më të nxehta të koronavirusit. Infeksioni shpërtheu fillimisht në fasoneri, duke i kthyer këto të fundit në vatra të rrezikshme.

Ndërkaq, ditët e fundit në vend është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid-19.