Në spitalin e Beratit janë konfirmuar tetë raste të reja me të infektuar me Covid-19.

Abc News raporton se të infektuarit janë pesë infermiere në Pediatri, Kirurgji dhe Urgjencë.

Ndërsa, tre janë: një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punonjës kaldaje.

Po ashtu një rast është në Drejtorinë e Tatim Taksave.

Mësohet se ky i fundit është infektuar së bashku me gruan dhe janë të karantinuar prej katër ditësh në banesë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re