Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar tetë persona gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale.

Fillimisht specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit E. L., 35 vjeç, dhe A. S., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë.

Po ashtu efektivët e komisariatit nr.3 në kryeqytet kanë arrestuar një person nga Dibra pasi gjatë lëvizjes me makinë në rrugën “Kastriotët” është konfliktuar me një tjetër dhe e ka goditur me automjet duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Ndërkohë, të tjerët janë arrestuar për vepra të ndryshme penale siç janë vjedhja, shkaktimi i aksidenteve apo drejtimi i makinës nën efektin e pijeve alkoolike apo pa patentë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re