Tanimë numri i të vdekurve thuhet të ketë mbërritur në tetë, si pasojë e një sulmi me kamion në Manhattan.
Sipas medieve të huaja, sulmuesi i cili pasi goditi disa çiklistë dhe vrapues, u ndalua kur kamioni i tij u përplas për një autobus shkollor.
Sulmuesi doli pastaj me një armë në dorë dhe u qëllua në këmbë nga policia, pas së cilës gjë u dërgua në spital.
FBI dhe Policia e New Yorkut po e trajtojnë sulmin si një akt terrorist.
Ndërkohë janë publikuar pamjet kur sulmuesi tentoi të ikte, derisa po ndiqej nga policia.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re