163 të infèktuar, 8 të vdèkur dhe 163 të shèruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vend. Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1794 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit. Në Shkup janë regjistruar 87 raste të reja, Kumanovë-7, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-8, Ohër-1, Kavadarci-1, Demir Hisar-1, Gostivar-8, Strumicë-1, Kratovë -1, Shën Nikollë-9, Kërçova-3, Resnje-5.

Instituti i Shèndetit Publik ka regjistruar 230 persona të shëruar nga Covid-19, të cikët vijnë nga nga: Shkupi-126 persona, Kumanova-31, Shtipi-11, Prilepi-1, Tetova-45, Velesi-7, Kavadarci-1, Gostivar-1, Koçani-1, Shën Nikolla- 2, Resnja-2, Negotina-2, shkruan Alsat.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktíma të diagnostifikuara me Covid-19 dhe në disa raste sèmundje tjera shoqëruese. Pesë viktíma janë nga Shkupi, një nga DIbra dhe një nga Tetova. Viktímat janë mes moshës 52 dhe 79 vjeçe.

Në vendin fqinj që nga fillimi i pándemisë janë regjistruar 7406 persona të diágnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3554 janë shëruar kurse 359 persona kanë humbur betejën me korònavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit 3493 raste aktive me Covid-19.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re