Librit të artë të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, i shtohen edhe 8 zejtarë nga qyteti i Beratit, të cilët janë nderuar me titullin “Mjeshtër”.

Për kreun e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, Luan Bregasi, me rëndësi mbetet vijimësia e kësaj tradite. Institucioni që ai drejton ka synim që të certifikojë vlerat më të mira të artizanëve shqiptarë, në mënyrë që kjo traditë të trashëgohet ndër breza.

Gjithashtu, i pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe Ministri i Turizmit Blendi Klosi, i pranishëm në aktivitetet nënvizoi se duhet të mbrohet kjo traditë, e ruajtur ndër shekuj nga zejtarët beratas dhe t’i jepet vlerat që meriton dhe në mënyrë që të mbijetojë.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko