Muaji rozë i ndërgjegjësimit në luftën ndaj kancerit të gjirit përmes ekzaminimeve ka sjellë një rritje të kontrolleve pranë Spitalit Rajonal të Kukësit.

Nevjon Halili, shef i Shërbimit Parësor në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, thotë se përgjatë muajit tetorit janë kryer 81 mamografi.

“Duke qenë se muaji tetor është muaji rozë sesibiuliuzues kundër kanceri të gjirit. Është hartuar një polan mujor për aktivitete që do të realizohen për temën “Kanceri i gjirit”. Gjithashtu punonjësit në institucione të ndryshme ka zhvilluar takime për sensibilizimin për të bërë mamografinë dhe nga këto takime ka pasur një numër në rritje të kontrolleve. Për muajin tetor në krahasim me muajt e tjerë janë realizuar 81 mamografi, nënat dhe gratë të Kukësit mund të shkojnë pranë spitalit pasi është falas. Ka mbi 3 vite që është instaluar mamografia dhe cdo nënë që dyshon me një rekomandim të mjekut të familjes mund të bëjë mamografinë”, tha Nevjon Halili, Shef i Shërbimit parësor NJVKSH Kukës

Ndërsa Agron Geca,mjek ekzaminues për eko dhe mamografi thotë se gjatë këtij viti është rritur interesimi i grave dhe vajzave për tu ekzaminuar .

“Në muajin tetor është shtuar numri i grave për sensibilizimin gjatë muajit tetor. Kemi raste të dyshuara që i plotësojmë me ekzaminime të tjera laboratorike dhe i trajtojmë. Megjense jemi në situatë pandemike sërish është rritur numri i grave që kontrollojnë, është rritur me vitin e kaluar. Ju bëj thirrje të gjithave grave që janë mbi moshën 40 vjec, dhe nga ato gratë e tjera që kanë dyshime për prekjen e gjendrave të gjirit, të vijnjë të ekzaminohen në spital pasi një zbulim i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë”, tha Agron Geca.

Prej tre vitesh mamografia është e vendosur në Kukës dhe përgjatë këtyre viteve është vrejtur ndergjegjësim I grave për të kryer kontrolle të gjirit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re