Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka përfituar që në seancën e Kuvendit, të japë një mesazh për “Tetorin, muajin rozë”, ku ka theksuar se gjatë këtij muaji të ketë një rritje të sensibilizimit për sëmundjen e kancerit të gjirit.

 

Ai vë në krye të radhës, nevojën e pashmangshme për rritjen e financimit për personat, të cilët janë të prekur nga kjo sëmundje, që u merr jetën 360 grave çdo vit.

 

“Ka qenë një traditë në parlamentin tonë që në këtë muaj të kancerit të gjirit të krijohet sensibilizim në Kuvend. Kjo është e domosdoshme, jo se kemi të bëjmë me një patologji të rëndë, por duhet sensibilizim, i institucioneve shëndetësore, i qeverisë. Të përballesh me tumore dhe në shpëtim të jetëve të njerëzve. Sot tumoret nuk janë më ai djalli i zi vdekjeprurës, por element dhe patologji e rëndë, por me organizim të mirë të sistemit shëndetësor, me diagnostikim të hershëm dhe me mjekim adekuat, janë arritur suksese të mëdha në uljen e vdekshmërisë.

 

Sot ka shifra inkurajuese me një nivel 60-70 % e tyre. Një kategori e madhe që mund të përfitojnë janë padyshim zonjat që preken nga tumoret e gjirit. Kemi raste me vdekshmëri 360 në vit nga vdekshmëritë nga tumoret e gjiri. Ka vend shumë për të folur, për të shtyrë qeverinë dhe për të shtuar financimet”, tha Shehu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re